Pa podium dhe fjalime! Zbulohen detaje nga protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë

Pa podium dhe fjalime! Zbulohen detaje nga protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë

Zbulohen detaje në lidhje me protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike. Gazetari Osman Stafa raporton se ndryshe nga herët e tjera, sot nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së. Madje mësohet se nuk është ngritur as një podium. Ndonëse nuk dihet skenari i plotë që do të ndiqet, mësohet se nuk do të shkohet pranë Kuvendit, kjo si masë paraprake për të mbrojtur besimtarët myslimanë që në atë orë sapo kanë mbyllur agjërimin.