“Pa diskutim që do të shkojë drejtësia, te Rama”/ Ndoka, flet hapur: E rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, dhe SPAK
Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, i ftuar në një studio televizive, u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët dhe SPAK”. “Ky sistem zgjedhor që ne kemi sot, e dëmton të djathtën sepse Rama e ka bërë në mënyrë të qëllimshme. Me një Kod Zgjedhor tjetër, e djathta do ishte e bashkuar. Opozita pret vetëm një goditje ndaj Ramës. Goditje nga ndërkombëtarët ose nga drejtësia, për çështjet që ka”, tha Ndoka. “Pa diskutim që do të shkojë drejtësia te Rama. Ai ka 7 dosje të hapura. Dhe opozita pret momentin që të bjerë dhe atëherë do të nisë me ngarkesë të plotë. Mund të bashkohet dhe me forca të tjera, por sot nuk është me ngarkesë të plotë sepse pret...
Burimi:
sot.com.al