OSBE: Filloni punën me zgjedhoren, të gjitha palët bien dakord se ligji duhet të ndryshojë
Ligji elektoral shihet ende me skepticizëm nga aktorët ndërkombëtarë, ndaj kërkojnë bisedime për reformën zgjedhore.Në një tryezë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ambasadori i osbe në Tiranë, Michel Tarran i bëri thirrje palëve politike në kuvend që të nisin me punën për të adresuar të gjitha rekomandimet e ODIHR. “Rekomandimet e ODIHR janë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve, dhe këtu inkurajojmë punën e komisionit për reformën zgjedhore. Shpresojmë shpejt të fillojë punën e tij. Puna e tij është shumë e rëndësishme, sepse ka disa probleme të lidhura me ligjin zgjedhor që sipas nesh nuk është akoma aty ku duhet të jetë. Ky është rekomandim i vazhdueshëm i misionit të ODIHR” , tha Michel Tarran, ambasador i OSBE në Tiranë Ndonëse theksoi se OSBE nuk...
Burimi:
vizionplus.tv