“Ora politike po i mbaron”, Tomorri: Përgjimet nxjerrin Ramën në skenë, po rrethohet nga një fuqi që s’e kontrollon
Përplasjet e sotme në Kuvend dhe zhvillimet e fundit rreth dosjes Balluku kanë hapur një kapitull të ri të krizës politike në Shqipëri, duke e zhvendosur vëmendjen nga zv/kryeministrja tek vetë Edi Rama. Në një emision televiziv, gazetari Klodian Tomorri deklaroi se, përgjimet e publikuara së fundmi nxjerrin në skenë rolin e Edi Ramës në ndarjen e tenderëve dhe menaxhimin e buxhetit publik. Sipas Tomorrit, kjo nuk është më një betejë për përgjegjësi individuale, por një përballje për fatin politik të kryeministrit, i cili, për herë të parë, po rrethohet nga forca që nuk i kontrollon dot. ‘Si mund të rrijë më opozita në parlament normalisht? Sigurisht që nuk ka më normalitet dhe Partia Demokratike duhet dhe opozita në tërësi duhet ta përshkallëzojë në maksimum...
Burimi:
sot.com.al