Opozita zbret në shesh/ Policia bëhet gati, ‘blindohet’ me gardh metalik Kuvendi

Opozita zbret në shesh/ Policia bëhet gati, ‘blindohet’ me gardh metalik Kuvendi

Teksa ngelen pak orë nga protesta e opozitës, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave. Policia ka vendosur gardh metalik para Kuvendit të Shqipërisë, për të paraprirë percipitimin e protestës. Kujtojmë se gjatë protestë së kaluar të opozitës pati tensione dhe përplasje para Kuvendit, mes protestuesve dhe policisë, por dhe para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë. Opozita pritet të zhvillojë sot në orën 18:00 një protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut.