Opozita: Të mblidhen “mandatet”! Demokratët shkojnë të vetëm në Këshill: PS në mbrojtje të Ballukut

Opozita: Të mblidhen “mandatet”! Demokratët shkojnë të vetëm në Këshill: PS në mbrojtje të Ballukut

Opozita këmbëngul për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për të hequr imunitetin e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku, ndonëse mazhoranca më herët është shprehur se mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve do të zhvillohet pas 22 janarit. “Kolegët e mazhorancës, që përfaqësojnë krimin në Kuvend, janë fshehur. Nuk u paraqitën në mbledhjen e thirrur nga 5 anëtarë. Pengimi i drejtësisë, me urdhër politik të Ramës, është akti më i rëndë që ka kryer ky Kuvend gjatë këtyre viteve demokracie. Nuk mundet që një kryeministër të urdhërojë Kuvendin e Shqipërisë të mos mbledhë Këshillin e Mandateve dhe të ushtrojë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku”, tha Gazment Bardhi. Në sallën ku ana e majtë ishte bosh, pesë anëtarët demokratë akuzuan socialustët se po tentojnë që të...