Opozita takon deputetin e Bundestagut: Kërkohen reforma dhe standarde demokratike
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojmë një vizitë zyrtare në Bundestag, ku janë takuar me deputetin Olav Gutting. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se diskutuan për ecurinë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa thekson se Gjermania mbështet integrimin e vendit tonë. “Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian. Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm...
Burimi:
opinion.al