Opozita sulmon Ramën dhe kërcënon me sulme ndaj selive të PS në qarqe, thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se degët e partisë së tij kanë marrë udhëzime për të vëzhguar selitë e Partisë Socialiste në të gjithë vendin. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulm ndaj selisë së PD dhe paralajmëroi për pasoja. Në një konferencë për shtyp dje në selinë blu, Berisha foli për protestën e 20 shkurtit dhe përplasjet me policinë. Ai dënoi ndërhyrjen e uniformave blu dhe reagimin ndaj të rinjve pjesëmarrës. “Atëherë, të përshëndes heronjtë e revoltës. Dënoj me forcën më të madhe keqtrajtimin policor që u bë ndaj të rinjve, të cilët ishin energjia, guximi dhe fytyra e vërtetë e protestës. Dënoj me forcën më të madhe sulmin ndaj selisë së PD dhe e paralajmëroj Edi Ramën të ndërpresë çdo sulm...
Burimi:
sot.com.al