Opozita rikthehet në protestë te Kryeministria, ja mesazhi i Berishës
Opozita pritet të rikthehet sërish te Kryeministria në protestën e thirrur të dielën më 22 mars. Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një foto në lidhje me protestën, ku mbështetësit janë thirrur të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kujtojmë që protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës para Kuvendit, ditën që PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut. Berisha ka theksuar vazhdimisht që protesta e demokratëve është në kilometrin e fundit dhe tanimë ka si objektiv largimin e kryeministrit Edi Rama.
Burimi:
sot.com.al