Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
“Opozita një kalbësirë”, Nesturi: Berisha e gjakosi dy herë Shqipërinë
Analisti Plator Nesturi, duke folur në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, analizoi aksionin politik të opozitës. Nesturi tha se është për të ardhur keq kur sheh gjendjen e opozitës. Sipas tij, opozita e Sali Berishës nuk frymëzon dhe qytetarët e kanë ndëshkuar me 1 milion vota. Ai tha se Sali Berisha e gjakosi dy herë Shqipërinë dhe nuk mund të votohet më nga shqiptarët. Pjesë nga biseda: Nesturi: Ne kemi një situatë që është rënduar dhe mund të rëndohet edhe më shumë. Sot njerëzit nuk thonë më vetëm kush do të shkojë në SPAK, kush do të shkojë në burg; ky është proces që do të vazhdojë. SPAK-u duhet vlerësuar që po hyn në plagët më të thella të...