“Opozita më e guximshme e Evropës”, Berisha nga protesta: Të gjithë sytë e botës janë te ne, do të shpëtojmë Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën kombëtare nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, u zotua për rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe për çlirimin e vendit nga ndikimi i krimit të organizuar, sipas tij. Gjatë fjalës para mbështetësve, Berisha deklaroi se opozita angazhohet për “zero tolerancë ndaj krimit të organizuar” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, përdor organizata kriminale dhe kartele droge për të kontrolluar vullnetin e qytetarëve. Në vijim, ai iu referua sërish vitit 1991, duke kujtuar periudhën pas themelimit të Partisë Demokratike dhe rrëzimin e shtatores së ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Berisha deklaroi se, ashtu si atëherë, edhe sot opozita është në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe ndërkombëtarëve. Berisha: Sot, më shumë se kurrë, zotohemi...
Burimi:
vizionplus.tv