“Opozita e destinuar të prishë punët me BE”/ Çupi: PS, ‘tërmet’ angazhimi për mbylljen e negociatave
Procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë vendimtare, u theksua gjatë një mbledhjeje prej disa orësh të kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, analisti Frrok Çupi vlerësoi se institucionet po funksionojnë në kushte normale dhe se vendi ndodhet përpara një angazhimi të paprecedentë për mbylljen e grup-kapitujve deri në vitin 2027. Sipas tij, roli i Parlamentit është kyç në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndërsa procesi kërkon një angazhim gjithëpërfshirës dhe durim politik në një moment që ai e cilësoi historik për integrimin europian të Shqipërisë. “Gjithçka është në kushtet normale, institucionet funksionojnë në gjendje normale. Po afrohet puna, erdhi koha për Bashkimin Europian. Viti 2027 vjen shpejt, dhe duhen mbyllur grup-kapitujt për anëtarësimin në BE....
Burimi:
javanews.al