Oligert Muçllari zgjidhet kryetar i PD-së në Pogradec

Oligert Muçllari zgjidhet kryetar i PD-së në Pogradec

Oligert Muçllari është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, pasi fitoi garën përballë Kasëm Gallës. Nga numërimi i votave rezultoi se Oligert Muçllari ka marrë 247 vota, ndërsa kandidati tjetër, Kasëm Galla, ka siguruar 224 vota. Në këtë proces janë shpallur edhe 6 vota të pavlefshme. Pas shpalljes së rezultatit, Muçllari falënderoi anëtarët e PD në Pogradec për mbështetjen. “Falenderoj të gjithë anëtarët e PD në Pogradec për vlerësimin dhe privilegjin që më dhanë për drejtimin e degës së Pogradecit, por edhe për përgjegjësinë e madhe që na pret në të ardhmen. Unë e shoh këtë si një përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit. Ishte një proces dhe një garë dinjitoze. Kam vlerësim...