Ofertë nga Rama? Dash Sula zbulon telefonatën me kryeministrin: Më telefonoi, me tha që…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka folur këtë të premte në lidhje me aludimet në media për pazare të mundshme me Partinë Socialiste Në një prononcim për News 24, Sula ka pranuar se ka pasur një telefonatë direkte me kryeministrin Edi Rama, të cilën e cilësoi si vlerësuese dhe civile. Sipas Sulës, kryeministri e ka kontaktuar personalisht, duke i shprehur respekt për integritetin dhe dinjitetin e tij gjatë rreth 20 viteve në politikë. “Më ka thënë se respekton dinjitetin dhe integritetin tim si një njeri i papërfolur dhe më ka ftuar të kontribuoj për shtetin shqiptar aty ku e mendoj vetë”, deklaroi ish-deputeti. Ai theksoi se përgjigjja e tij ka qenë e sinqertë dhe refuzuese. “I thashë që nuk jam gati”, u shpreh Sula, duke sqaruar...
Burimi:
ntv.al