“Objektiv mbyllja e negociatave me BE-në deri në 2027-ën”, Peleshi: Grupi i PS dëshmoi se forcë janë argumentet, jo fyerjet

“Objektiv mbyllja e negociatave me BE-në deri në 2027-ën”, Peleshi: Grupi i PS dëshmoi se forcë janë argumentet, jo fyerjet

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njësoj si kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Objektiv, tha Peleshi, mbetet mbyllja e negociatave me BE deri në vitin 2027 ashtu siç është premtuar. Peleshi: Jemi modeli për të ngritur standardin etik, kulturën parlamentare në nivelin e klubit ku duam të anëtarësohemi. Evropa ka qenë fokusi i sesionit të kaluar. Gjatë vitit të fundit Shqipëria shënoi rekord me ritmin më të shpejtë të avancimit drejt BE si nga pikëpamja e hapjes së negociatave ashtu edhe nga përmbushja e detyrimeve teknike dhe institucione. Në 17 nëntor përfundoi hapja e negociatave. Tani objektiv mbetet mbyllja e tyre deri në...