“O ylli i Fierit, më përdridheshe si pyrtekë domatesh”, Zegjine Çaushi nuk kursen Gaz Bardhin: Haje qofte te lokali i lagjes e pije xhin

“O ylli i Fierit, më përdridheshe si pyrtekë domatesh”, Zegjine Çaushi nuk kursen Gaz Bardhin: Haje qofte te lokali i lagjes e pije xhin

Deputetja socialiste e Fierit, Zegjine Çaushi, e cila gjatë fushatës elektorale kishte “pikë të dobët” rivalin e saj demokrat Gazment Bardhi, nuk i ka kursyer kritikat në Kuvend. Gjatë seancës së sotme plenare, deputetja socialiste iu drejtua Bardhit me tone sfiduese, duke rikujtuar përballjet e tyre në Fier dhe duke ironizuar praninë e tij në zonë gjatë fushatës. Replikat e saj shkaktuan reagime në sallë. Çaushi: I dashur Gazo që më përmende më në fund, kënaqësi të përballem këtu me ty se ta thashë aty te deti i Feirit po s’më besove o xhan. Ti Gazo, më shiko këtu në sy, shiko yllo ti erdhe në Fier për të pirë xhin o yll bote, atje në 2 të natës dhe për të shkëlqyer sytë xixa,...