Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës”/ Përplaset me komentuesit Flamur Noka: O bir, të kam vjedhur gjë?
Një postim i publikuar sot në rrjetet sociale nga Flamur Noka, ku ai u bënte thirrje qytetarëve të bëheshin pjesë e protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit. Krahas mbështetjes, postimi është shoqëruar edhe me komente ironike, të cilat kanë sjellë përplasje virtuale mes Nokës dhe disa komentuesve. Njëri prej komentuesve e ka quajtur “hajdut” ndërkohë që deputeti demokrat i është kthyer duke i thënë: “Të kam vjedhur ty?”. Kjo nuk është hera e parë që Noka “përplaset” virtualisht me ndjekësit, ku në disa raste nuk kanë munguar as komentet dhe replikat fyese.