“O Klevis, nuk vijnë njerëzit në protestë prej molotovit”, deputeti i PD debat me Hasimen

“O Klevis, nuk vijnë njerëzit në protestë prej molotovit”, deputeti i PD debat me Hasimen

Politologu Ermal Hasimja dhe deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu debatuan mbi protestat e opozitës dhe mënyrën se si duhet të shprehet pakënaqësia qytetare. Gjatë diskutimit, Balliu mbrojti qëndrimin se protesta nuk duhet të ngatërrohet me mitingun, duke theksuar se qëllimi i saj nuk është thjesht demonstrimi i numrave, por përballja direkte me pushtetin. Ai deklaroi se opozita nuk synon të organizojë tubime simbolike, por protesta të mirëfillta, të ngjashme me ato që zhvillohen në vende si Franca, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, qytetarët gabojnë kur preferojnë të marrin pjesë në mitingje paqësore dhe jo në protesta, të cilat, siç u shpreh, janë forma reale e reagimit ndaj një qeverie që ai e akuzon për korrupsion dhe vjedhje. Balliu argumentoi se...