O Flamur, a të ka vajtur mendja të largohesh/ Noka: Jemi me mision, kur të bjerë regjimi, mund të ikim edhe ne…
Flamur Noka, ka përjashtuar kategorikisht largimin nga Partia Demokratike të tij dhe të lidershipit aktual, pa rënë “regjimi i Edi Ramës”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Noka u pyet nga Ylli Rakipi lidhur me përgjegjësitë e opozitës, por deklaroi se janë “misionarë” ndaj nuk mund të lënë betejën, kështuqë pa ikur Rama nuk largohet askush nga PD. Pjesë nga biseda: Ylli Rakipi: Doktori deklaroi se jeni në kilometrin e fundit për rrëzimin e Ramës. Na sqaroni dot sa më thjeshtë, çfarë kërkon konkretisht opozita dhe si arrihen këto gjëra që premtoi doktori? Flamur Noka: Opozita dhe shqiptarët kanë kaq kohë që kërkojnë të qeverisen nga një qeveri dinjitoze e pa zhytur në krim dhe korrupsion, nga një qeveri që ti çojë drejt...
Burimi:
ntv.al