Nxjerr Ballën ta çojë Parlamentin në erotizëm/ Abilekaj: Rama ka shkatërruar çdo institucion, s’ka parlament

Nxjerr Ballën ta çojë Parlamentin në erotizëm/ Abilekaj: Rama ka shkatërruar çdo institucion, s’ka parlament

Ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar kanë ndezur një debat të ashpër në mesin e panelistëve të cilët ngrenë pretendime për një degradim total të parlamentit dhe vënë në dyshim se kush e mban realisht pushtetin në vend. Në qendër të kritikave është Kryeministri Edi Rama, për të cilin analisti Enton Abilekaj tha se është përgjegjës për shkatërrimin e institucionit ligjvënës dhe për një mungesë të paprecedentë në seancën ku u votua qeveria e tij e re. Sipas Abilekajt, parlamenti shqiptar ka marrë fund dhe është kthyer në një parodi, ku kryeministri i shmanget detyrimit kushtetues për të dhënë llogari. Mungesa e tij dhe e vetë ministrave të emëruar gjatë votimit në seancë plenare, cilësohet si një akt që nuk ka ndodhur kurrë më parë...