“Nuk pritet që me një protestë të rrëzohet qeveria”, Ndoka thirrje studentëve: Dilni dhe ngrini zërin, keni rol kyç
Të dielën, 22 mars, Partia Demokratike mban protestën e radhës para kryeministrisë. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në “Live në Mëngjes” në vizion Plus, nën moderimin e Brikena Priftit dhe Florian Agalliut komentoi qëllimet dhe rëndësinë e këtyre protestave. Ndoka theksoi se protestat nuk kanë si qëllim rrëzimin e menjëhershëm të qeverisë, por janë një pasqyrë e pakënaqësive të qytetarëve dhe e mbështetjes që opozita ka në shoqëri. Ndoka: Protestat kanë rëndësinë e vet. Opozita shikon edhe veten e saj, sa është mbështetja, a është rritur mbështetja. Çfarë pakënaqësish kanë shqiptarët. Është edhe një pasqyrë për qeverisjen, kryeministrin, mazhorancën, që e kuptojnë se pakënaqësia ndaj qeverisë së tyre po shton përditë numrin e njerëzve që kërkojnë largimin e tij. Nuk pritet që...
Burimi:
vizionplus.tv