Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘Nuk ndalemi’, Berisha zbulon skenarët e protestës pak para daljes në shesh, çfarë pritet të ndodhë sot
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar se cilët do të jenë skenarët e protestës së sotme. Në një dalje për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se protesta e sotme duhet të shihet si një proces apo ansambël që ndalet vetëm në shuarjen e opozitës ose largimin e Ramës. “Së pari do të sqaroj se ky është një proces inaugural. Ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë. Pasi kemi faktuar çdo gjë të betuar, që do të vazhdojmë luftën tonë deri në përmbysjen e regjimit. Ne e nisëm këtë me foltoren para Kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë, por gabuan. Se ajo kishte një mesazh se ai shesh, do të jetë sheshi i lirisë. Vazhduam në Parlament,...