“Nuk na ndal dot mërgata e qyqeve”, Bardhi-Ramës: Qeveria pengesë për integrimin, Shqipërisë i duhet ndryshimi

“Nuk na ndal dot mërgata e qyqeve”, Bardhi-Ramës: Qeveria pengesë për integrimin, Shqipërisë i duhet ndryshimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në përfundim të vizitës në Berlin, i përgjigjet Edi Ramës që i quajti deputetët demokratë “mërgata e qyqeve në Berlin” dhe deklaron se pengesat për integrimin europian të Shqipërisë lidhen drejtpërdrejt me qeverinë dhe mazhorancën aktuale. Në të gjitha takimet në Bundestag dhe në qeverinë federale u përcoll i njëjti mesazh: integrimi kërkon standarde reale dhe rezultate konkrete në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Vizita treditore në Berlin na bëri edhe më shumë me dije se ku qëndrojnë problemet, se kush janë pengesat e Shqipërisë në procesin e integrimit. Fatkeqësisht, 100% e pengesave, 100% e problemeve janë shkaktuar nga qeveria dhe mazhoranca aktuale qeverisëse.”- u shpreh zoti Bardhi...