‘Nuk mund të ketë dhe nuk do ketë rritje pagash’, Rama: Gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell, t’i japin fund debatit

‘Nuk mund të ketë dhe nuk do ketë rritje pagash’, Rama: Gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell, t’i japin fund debatit

Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe një herë kundër kërkesës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të përfaqësuar nga shoqatat e tyre, me kërkesën që kanë bërë në Kushtetuese për referencën e pagave, që çon në rritjen e rrogave. Ai tha mes të tjerash në Podkasin “Flasim”, episodi 5 i sezonit të gjashtë, se “gjyqtarët kërkojnë qiqra në hell” dhe se “Shqipëria nuk mund të bëhet një kastë gjyqtarësh”. Ai shpjegoi se rrogat e një kategoria magjistratësh, prokurorëve dhe gjyqtarëve specialë, u vendos të rriteshin për shkak të reformës në drejtësi që u ndërmor, për pavarësinë e gjyqësorit dhe cilësinë e drejtësisë, por nuk u bë që të përmbysej piramida e gjithë. Fjala e Ramës: “Përsëri çështja e pagave të gjyqtarëve ka qëndruar në rendin e ditës,...