Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

Nuk mori vendim për Ballukun, Berisha: Gjyqtarët u vetëposhtëruan, shkelën Kushtetutën

Sali Berisha e konsideroi një akt të turpshëm marrjen e kohës nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur lidhur me padinë e Kryeministrit Edi Rama që kërkon të të interpretojë nëse SPAK mund të pezullojë nga detyra një ministër. Një ditë pas tërheqjes së dytë për reflektim të anëtarëve të Kushtetueses, Berishën tha se mosmarrja e një vendimi në kohë është shkelmim i ligjit dhe i kushtetutës, ku sipas tij gjyqtarët janë duke zbatuar urdhrat e Edi Ramës. “Ata po faktojnë para syve tuaj se janë shtrofulla e fundit e hajdutëve të narkoshtetit. Këta e bëjnë Shqipërinë hore para gjithë botës me gjithë këto qëndrime. Këta e bëjnë Shqipërinë një shtet horr, zuzar, që nuk ka as ligj dhe as Kushtetutë”, tha Berisha, përcjell...