Nuk lejoi fermerët të shprehnin ankesat…/ Berisha reagon ndaj takimit të Ramës: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre…

Nuk lejoi fermerët të shprehnin ankesat…/ Berisha reagon ndaj takimit të Ramës: Arrogancë dhe përçmim ndaj tyre…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Divjakë, duke e cilësuar komunikimin të tij si arrogant dhe përçmues. Në një postim në FB, Berisha shkruan se ajo që u pa në takimin e sotëm ishte “përçmim dhe arrogancë”, duke theksuar se ky, sipas tij, është modeli i debatit të kryeministrit me qytetarët. ‘Arrogancë dhe përçmim, përçmim dhe arrogancë, ky është debati me Ramaduron!’, shkruan Berisha në FB. Kujtojmë që në takimin e sotëm me fermerët në Divjakë, Rama u përball me ankesat e tyre në drejtim të qeverisë. ‘Ne jemi shtresa e pambrojtur…’. Mjaftoi kjo fjali e thënë nga një fermer i pranishëm në takim, që Rama më pas t’i hiqte fjalën duke mos e...