“Nuk ka shans që të zhduken provat ndaj Ballukut”, Dedaj: Ka disa kopje për tenderat ku është përfshirë, nëse…

“Nuk ka shans që të zhduken provat ndaj Ballukut”, Dedaj: Ka disa kopje për tenderat ku është përfshirë, nëse…

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se procesi lidhet drejtpërdrejt me procedurat e tenderimit dhe verifikimin e dokumentacionit zyrtar. Sipas Dedajt, në procedurat e tenderave dokumentet ndahen në disa kopje dhe arkivohen si në formë fizike, ashtu edhe elektronike, çka e bën të pamundur ndërhyrjen apo ndryshimin e provave. Ai u shpreh se procedura ka ndodhur, dokumentet u janë vënë në dispozicion palëve dhe tashmë janë objekt verifikimi nga organet e drejtësisë. Gazetari theksoi se prokuroria mbështetet kryesisht në dokumente fizike dhe në ballafaqimin e tyre, ndërsa përgjimet shërbejnë si indicie. Sipas tij, nëse ka përputhshmëri mes dokumentacionit dhe provave të tjera, çështja konsiderohet e provuar dhe personat përgjegjës duhet të përballen me...