Nuk ka paqe/ Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam ndërhyrë për t’i bashkuar

Nuk ka paqe/ Përplasjet mes Salianjit dhe Berishës, rrëfehet Alimehmeti: Kam ndërhyrë për t’i bashkuar

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se ka diskutuar me kreun e PD-së, Sali Berishën, në mënyrë që ky i fundit ‘të shkrijë akullin’ me Ervin Salianjin. Komentet Alimehmeti i bëri në emisionin ‘Terminal’ me gazetaren Aurora Sulçe në A2 CNN, teksa u pyet për bisedimet e tij me Berishën nga gazetari Flogert Muça. Alimehmeti tha se ka bërë përherë rolin e negociatorit mes Berishës dhe Salianjit, me qëllim gjetjen e një gjuhe të përbashkët mes tyre, pas akuzave të ndërsjellta që ata kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit. Po ashtu, Alimehmeti shtoi se këtë rol të negociatorit e ka bërë me çdo faktor opozitar, me qëllim gjetjen e një emëruesi të përbashkët për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Kujtojmë...