“Nuk ka një plan B”/ Rama për median turke: Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE
Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjatë një interviste për median turke ‘Türkiye Today’, Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030 dhe se nuk ekziston një plan B, në lidhje me këtë. Rama tha se procesi i anëtarësimit nuk është vetëm një favor diplomatik nga Brukseli, por një transferim i njohurive kritike të nevojshme për ndërtimin e shtetit. “Është e dhimbshme ndonjëherë është edhe poshtëruese dhe e neveritshme, mënyra se si ata nuk janë në gjendje të japin rezultate. Por në fund, është ajo që është. Nuk janë ata që e pyesin Shqipërinë, ‘A mund të bashkohemi me ty?’ Jemi ne që i pyesim ata: ‘A mund t’ju bashkohemi?'” tha...
Burimi:
ntv.al