“Nuk ka më zgjedhje me Ramën”, Kuçana kërkon qeveri tranzitore për dalje nga kriza

“Nuk ka më zgjedhje me Ramën”, Kuçana kërkon qeveri tranzitore për dalje nga kriza

E ftuar në “A2 Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë politike, institucionale dhe sociale, e cila sipas saj nuk mund të zgjidhet më me zgjedhje të zakonshme, por vetëm përmes krijimit të një qeverie tranzitore. Kuçana u shpreh se akuzat e shumta ndaj qeverisë, hetimet e hapura dhe skandalet e përfshira në dosjen e AKSHI-t kanë rrënuar besimin e qytetarëve dhe kanë cenuar sigurinë kombëtare. Sipas saj, në këto kushte, kryeministri Edi Rama nuk mund të garantojë më zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Me Edi Ramën nuk ka më zgjidhje dhe nuk ka zgjedhje. Shqipëria ka nevojë për një qeveri tranzitore, të përbërë nga...