“Nuk ka fare diskutim për qeveri teknike”/ Deputeti i PS-së: Po punojmë për zgjedhjet e 2027-s dhe 2029-s
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Malaj ka deklaruar se nuk ka fare diskutim për qeveri teknike, siç ka kërkuar vazhdimisht opozita. Sipas tij, mazhoranca është e fokusuar te zgjedhjet vendore të vitit 2027 dhe ato të përgjithshme të vitit 2029. Duke folur në emisionin “Tema e Ditës” të Arbër Hitajt në RTSH1, Malaj ka shpjeguar se kjo temë nuk diskutohet aspak në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. “Është një temë që nuk ekziston në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Po të them dhe pse? Që një forcë politike të ketë 83 mandate dhe të jetë në këtë pikë ku është sot Shqipëria me të gjithë grupkapitujt që tashmë janë hapur dhe ne jemi në një proces të tillë ku kemi marrë zotime brenda vitit 2027...
Burimi:
javanews.al