‘Nuk ka dhunë’, Hoxha: Protesta e PD, një irritim i qytetarëve ndaj qeverisë

‘Nuk ka dhunë’, Hoxha: Protesta e PD, një irritim i qytetarëve ndaj qeverisë

Partia Demokratike zhvilloi një ditë më parë një protestë tjetër të dhunshme në kryeqytet. Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar i PD i ftuar në një studio televizive, tha se protesta është një reagim qytetar ndaj qeverisë. Sipas tij në protestat e zhvilluara nga PD nuk ka dhunë, por vetëm irritim të qytetarëve. “Protesta është një reagim qytetar ndaj një revolte të caktuar. Ata kanë një kërkesë: që kjo qeveri për shkak se shpërdoron besimin e qytetarëve, duhet t’i hapi rrugën një qeverie besimi. Këta janë qytetarë të revoltuar. Kemi një qeveri që nuk e pranojnë rotacionin politik. Nuk ka dhunë ka një revoltë, ka një irritim të njerëzve, ka vetëm një revoltë me fishekzjarre. Këtu nuk ka një biznes apo një makinë të dëmtuar,...