“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i pranishëm në “Real Story” deklaroi se mazhoranca socialiste do të ndërhyjë në Kodin e Procedurës Penale për të ndryshuar nenin 242, duke sqaruar se institucionet kushtetuese nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate. I pyetur nga gazetari Sokol Balla se çfarë do të bëjë Kuvendi pas “mosvendimit” 4 me 4 të Gjykatës Kushtetuese për padinë e kryeministrit Edi Rama, ai tha se është detyrë e Parlamentit të zgjidhë ngërçin kushtetues të krijuar. Sipas Ballës, interpretimi aktual i nenit 242 mund të çojë në absurditete juridike, duke hapur mundësinë që edhe Presidenti i Republikës, Kryeministri apo drejtues institucionesh të pavarura si KLSH të pezullohen nga detyra. Sipas tij, ndryshimet që janë gati do të parashikojnë...