Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Nuk janë as Balluku e as Agasi/ Paloka: Të gjitha skandalet e mëdha kanë vetëm një emër pas, është Edi Rama
Skandalet që kanë tronditur qeverinë shqiptare vitet e fundit, nga ai i Saimir Tahirit te Belinda Balluku e së fundmi Ergys Agasi, nuk janë çështje të izoluara të individëve të korruptuar, por pjesë e një skeme të vetme që ka një kokë të përbashkët: Kryeministrin Edi Rama. Ky është thelbi i një akuze të fortë, ku theksohet se emrat e lakuar në media janë thjesht “kukulla” që përdoren dhe zëvendësohen sipas nevojës. Sipas Edi Palokës që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, “zyrtarët e lartë, përfshirë ministra dhe zëvendëskryeministra, veprojnë si marioneta fijet e të cilave lëvizen nga kreu i qeverisë”. “Pa ekzistencën e Edi Ramës në pushtet, asnjë nga këta individë nuk do të kishte mundësi të përfshihej...