‘Nuk jam rrezik për prishje provash’/ Nis seanca për zëvendësimin e masës së Veliajt

‘Nuk jam rrezik për prishje provash’/ Nis seanca për zëvendësimin e masës së Veliajt

Seanca për zëvendësimin e masës për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës Erion Veliaj në GJKKO ka nisur mëngjesin e sotshëm. Në gjykatë është i pranishëm vetë Veliaj bashkë me avokatin e tij, Sokrat Gjermenin. Veliaj para gjykatës është shprehur se tashmë nuk është rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykim. Ndërkohë që nga prokuroria, në GJKKO kanë shkuar prokurorët Altin Dumani si dhe Olsi Dado. Për çfarë akuzohet Veliaj? SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa,...