“Nuk ishte i sëmurë, vraponte si sprinter”, Hoxha analizon profilin e Altin Ndocit
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritur dyshime mbi arsyet e transferimit të paraburgosurit Altin Ndoci drejt një spitali civil në Durrës dhe mbi shkeljet e rënda të protokolleve të sigurisë. Në një lidhje me Dita Jonë në A2 CNN, ai tha se pamjet e publikuara pas ngjarjes tregojnë qartë se i arratisuri nuk ishte i sëmurë, por përkundrazi ndodhej në gjendje shumë të mirë fizike, duke vrapuar “si sprinter” në momentin e arratisjes. Sipas tij kjo shton dyshimet mbi vendimin për ta nxjerrë nga ambientet e burgut. “Ajo që pamë ne në pamje dëshmonte që ai jo vetëm nuk dukej njeri i sëmurë, që kishte nevojë për trajtim po ai ishte një sprintier tjetër dukej si Luiza Gega, dukej sikur kishte hyrë 3000 metërsh dhe...
Burimi:
javanews.al