“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

Sali Berisha hodhi poshtë opsionin e bojkotit pak orë para se Parlamenti të hapej për sesionin e ri. Bojkoti i demokratëve vlen vetëm për reformat. Por, socialistët nuk kanë në plan të presin gjatë. Nëse nuk ka reflektim, formula e dy komisioneve të posaçme, atij të zgjedhores dhe territoriales, do të ndryshojë. Por Sali Berisha nuk ndryshon qëndrim. “Asnjë përgjigje përveç asaj që do i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës. Ne nuk kemi bojkotuar parlamentin. Do jemi aty për të qenë zëri i qytetarëve”, tha Berisha. Lajmi për Sali Berishën është tjetër. Projekti Smart City, që parashikon instalimin e 5 mijë kamerave inteligjente në 20 qytetet më të mëdha të vendit për të survejuar shqiptarët. “Me Smart City, Edi...