“Nuk është protestë si gjithë të tjerat”, Boçi para kryeministrisë: Sot duhet t’i shembim patjetër blindat që na rrethojnë
Ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. I pari që mori fjalën ishte nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili paralajmëroi se kjo nuk do të jetë një protestë si gjithë të tjerat. Ai tha se pas blindave, që sipas tij sot duhet të shemben me çdo kusht, fshihet frika e pushtetit. “Pas atyre blindave që duhet t’i shembim në çdo kusht, nuk është shteti, është frika e pushtetit. Ne duhet ta shembim këtë pushtet. Ky vend është vendi i hajnisë dhe i qeverisë, dhe shembja e tyre është para historisë, është detyrë para vendit, para gjithë qytetarëve dhe para gjithë shqiptarëve. Prandaj jemi sot këtu me një numër kaq të madh protestuesish, për të shprehur këtë revoltë”, tha Boçi.
Burimi:
vizionplus.tv