“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni
Gjatë fjalimit të tij në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, Sali Berisha përsëriti akuzat kundrejt qeverisë, teksa u tha protestuesve “jemi në harkun e triumfit tonë.” Ai u ndal edhe te zhvillimet e kësaj jave me ftesën e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes dhe ceremonia e nënshkrimit e mbajtur në Davos. Berisha tha se Rama nuk gjendej atje sepse po mbronte Ballukun në parlament, kur në të vërtetë, kryeministri ishte duke pritur vajzën e Trump në Vlorë, Ivanka Trump. Madje, ai s’e kurseu as një batutë gjatë seancës “zgjodha vajzën me lejen e babait.” Ndër të tjera, Berisha kërkoi krijimin e një qeverie teknike për të rrëzuar Ramën përmes revoltave. “Sot shumica e shqiptarëve po e kuptojnë se Rama ka bllokuar drejtësinë për...
Burimi:
javanews.al