Nuk durohet më/ Mediu thirrje për revoltë: Zgjedhjet ishin farsë, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni

Nuk durohet më/ Mediu thirrje për revoltë: Zgjedhjet ishin farsë, shteti i kapur nga krimi dhe korrupsioni

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës më 22 dhjetor, duke theksuar se beteja për ndryshimin e realitetit politik nuk i përket vetëm partive opozitare, por çdo qytetari që kundërshton krimin, korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Mediu iu referua raporteve ndërkombëtare, ku OSBE/ODHIR ka denoncuar zgjedhjet si farsë, me shtetin dhe Partinë Socialiste të shkrirë në një, duke përdorur fondet publike për blerje votash dhe duke lejuar ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor. Ai theksoi se arrestimi dhe procedimi i liderëve të opozitës para zgjedhjeve ishte një veprim politik në shërbim të pushtetit. Sipas Mediut, shqetësime serioze janë ngritur edhe nga IDU, Partitë Popullore Europiane dhe Kongresi Amerikan, të cilat kanë paralajmëruar se në Shqipëri...