“Nuk duhet të bezdisim njeri”, BIRN: Inspektoriatet zbutën sanksionet përpara zgjedhjeve
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, inspektoriatet shtetërore i zbutën ndjeshëm ndëshkimet ndaj qytetarëve, një praktikë që, sipas ekspertëve, synon të krijojë një frymë pozitive te votuesit për qeverinë dhe partinë në pushtet. Gjatë gjithë pranverës, ndërsa kandidatët për deputet bënin fushatë duke kërkuar votën e qytetarëve, Policia Bashkiake u bë gati e padukshme nëpër rrugët e kryeqytetit. Pas zgjedhjeve, pa paralajmërim, gjithçka ndryshoi dhe gjobat nisën të grumbulloheshin menjëherë sa u mbyllën kutitë e votimit. “Nuk më luajti njeri deri në maj,” thotë Alma, një grua 43-vjeçare, banore e lagjes Kodra e Diellit, e cila ka marrë 5 gjoba për parkim të gabuar dhe duhet të paguajë 7,800 lekë së bashku me kamatëvonesat. “Nga muaji qershor e tutje, qenkam gjobitur sa herë kam...
Burimi:
sot.com.al