“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)
Ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të hënë në Vlorë. Pas mbledhjes, kryeministri Edi Rama u pa duke u takuar dhe përqafuar me shumë eksponentë të kësaj force politike. Këtu ai pati një moment të veçantë edhe me një qytetar i cili i shkoi nga pas me një kërkesë: “Më falni zoti kryeministër, dua vetëm të të takoj, asgjë tjetër!” Pas përfundimit të Asamblesë, mësohet se Rama do të qëndrojë në Vlorë për të vijuar takimet e tij me përfaqësues të operatorëve turistikë dhe biznese të tjera në qytetin bregdetar. Më herët, Rama inspektoi punimet e projektit “Lungomare 4” pranë Plazhit të Vjetër.
Burimi:
javanews.al