Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Evi Kokalari i ka dërguar Sali Berishës nëpërmjet avokatëve të saj amerikanë kërkesën për t’u regjistruar zyrtarisht si kandidate në garën për kryetar të Partisë Demokratike, votimet për të cilin do të mbahen më 23 maj. Në Facebook, Kokalari ka postuar foton e kërkesës së dërguar në emailin zyrtar të Sali Berishës nga avokati amerikan Ronald D. Coleman më 19 mars. Aktivistja tregon se ka tentuar që kërkesën t’ia dërgojë zyrtarisht nëpërmjet emailit edhe Flamur Nokës, i cili është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike. Kur Kokalari i kërkon emailin zyrtar, Noka i replikon me të qeshura, përgjigje e cila sipas aktivistes ngre “pikëpyetje serioze mbi statusin e tij psikologjik”. Kokalari tregon se kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet...