“Noka më kontrolloi për armë, Mziu më goditi me grusht në brinjë”, dëshmia në polici e qytetarit që u dhunua nga deputetët e PD-së
Tetem Torajt është personi që u përplas fizikisht me deputetin Flamur Noka dhe Xhelal Mziu pas protestës së opozitës në Tiranë.Toraj i kallëzuar në polici dy deputetët e PD dhe ka deklaruar se mbrëmjen e 20 shkurtit 2026, rreth orës 22:00, pasi kishte mbyllur biznesin e tij “Tabaco” në rrugën “Xhorxh W. Bush”, ka dalë në këmbë për t’u larguar drejt shtëpisë. Sipas tij, në zonë kishte ende njerëz, pasi protesta pranë Parlamentit dhe selisë së Partisë Demokratike sapo kishte përfunduar. Ai tregon se ka takuar një bashkëfshatar dhe pasi janë përshëndetur, disa persona – të cilët i ka njohur nga televizioni si deputetë – janë afruar. Sipas dëshmisë, bëhej fjalë për Flamur Nokën, Xhelal Mziun, Belind Këlliçin dhe persona të tjerë.“Deputetët janë drejtuar bashkëfshatarit...
Burimi:
javanews.al