Noka këshillon policinë: Mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve

Noka këshillon policinë: Mos u shndërroni në shërbëtorë të karteleve

Pas tensioneve mes protestuesve dhe policisë, Flamur Noka iu drejtua forcave të rendit duke i bërë thirrje të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm. Ai theksoi se protesta është një e drejtë kushtetuese. Noka iu referua edhe arrestimeve dhe shoqërimeve të raportuara gjatë protestës, duke i cilësuar ato si shenjë të tensionit dhe pasigurisë së qeverisë. “I bëj thirrje narkopolicisë, mos u shndërroni në shërbëtore të karteleve. Mos merrni urdhra për të mbrojtur korrupsionin, por bëhuni besnik të ligjit dhe kushtetutës. I bëj thirrje që të bëjnë kujdes, mos guxojnë të prekin asnjë qytetar. Qytetarët ndihen të dhunuar, të shantazhuar nga narkoregjimi dhe e drejta e tyre është të protestojnë. Arrestimet dhe shoqërimet tregojnë panik. Fundi është afër”, tha Noka per mediat.