Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Arlind Boshku ka reaguar pas përjashtimit nga posti i këshilltarit bashkiak të Partisë Demokratike në Durrës, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të pajustifikuar. Në një postim nç facebook, ai shkruan se vendimin për largimin e tij dhe të Dritan Burgias e kanë mësuar përmes mediave, ndërsa e konsideron atë “absurd”. “Prej 35 vitesh familjarisht kemi kontribuar për Partinë Demokratike. Kemi qenë në çdo betejë, pa kërkuar asgjë në këmbim. Dje morëm një vendim absurd: përjashtimin tonë nga Këshilli i PD-së. Arsyeja? Një drekë me Ervin Salianjin,” shkruan Boshku. Ai thekson se prej muajsh kishte kërkuar reflektim brenda partisë për humbjet e njëpasnjëshme dhe vendosjen e meritokracisë, duke shtuar se drejtuesit kanë mungesë transparence dhe përgjegjshmërie. Sipas tij, pretendimet se ai dhe Burgia nuk...