“Njerëzit janë më avangardë se PD, të gatshëm të qëndrojnë me ditë në shesh”, Gjin Gjoni shpjegon si duhet të jenë protestat e opozitës
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, thotë se protestat e opozitës duhet të jenë konsistente, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme. “Në pikëpamjen time, seanca e Parlamentit duhej të ishte në vazhdën e protestës dhe nuk mund të ishte një seancë normale në Parlament. Sepse, në rast se ti bën një protestë dhe ditën e nesërme shkon në seancë parlamentare dhe e kthen gjithçka në normalitet, sikur s’ka ndodhur asgjë, shqiptarët fillojnë të dyshojnë nëse Partia Demokratike e ka seriozisht këtë kauzë”, u shpreh Gjoni i ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN. “Në vetvete, protestat kërkojnë edhe një lloj frymëmarrjeje dhe organizimi, sepse unë jam për një mënyrë tjetër protestash, në mënyrë që të jenë të qëndrueshme dhe të shtrira në...
Burimi:
javanews.al