“Një vendim i shpallur, shuhet me një sms”/ Seanca, çështja ‘Balluku’, Zhupa: Rrugë që rrëzohen, dhe male që ‘pinë ujë’
Deputetja e PD, Ina Zhupa në kundërshtim me rendin e ditës së sotme, tha se Kuvendi po shkel rregulloren referuar mos mbledhjes së Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun. Zhupa thotë se kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka shkelur rregulloren duke shuar vendimin për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit më datë 28 janar me një mesazh. Deputetja e PD thotë se pretendimi se po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një justifikim dhe se Kuvendi është kthyer në mburojë të interesit të PS-së dhe Ballukut. “Së pari ky kuvend ka refuzuar të pranojë një kalendar tjetër, kalendarin për mbledhjen e këshillit të mandateve. Ky kuvend pa u bazuar në rregullore, nuk mbledh këshillin e mandateve dhe kur e kërkojmë anëtarë sipas rregullores. Nuk...
Burimi:
sot.com.al