“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe
Në një konferencë për mediat, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, u fokusua te cilësia e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Sadushi u shpreh se shpejtësia pa koherencë dhe pa arsyetim të qëndrueshëm përbën rrezik për sigurinë juridike dhe besimin e publikut. “Drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra; prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm”, deklaroi ai. Në qendër të fjalës së tij, Kryetari i Gjykatës së Lartë vendosi rolin e jurisprudencës së unifikuar, veçanërisht të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Sipas Sadushit, mungesa e koherencës në praktikën gjyqësore sjell vendime të ndryshme për raste të ngjashme, duke krijuar pasiguri për qytetarët dhe duke dobësuar besimin publik. Ai pranoi se zbatimi i jurisprudencës së Gjykatës...
Burimi:
javanews.al