Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Një tragjedi e paralajmëruar, që mund të ishte shmangur”/ Reagon PL: Papërgjegjshmëri, dhe korrupsion i shfrenuar
Partia e Lirisë reagoi ashpër pas humbjes së jetës së një qytetari në Durrës gjatë përmbytjeve, duke e cilësuar tragjedinë si pasojë të papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit të qeverisë dhe Bashkisë. Në një dalje për media, Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, tha se menaxhimi i dështuar i fondeve për ujësjellës-kanalizimet dhe mungesa e masave parandaluese kanë lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Durrësit ka kërkuar interpelancë urgjente me kryetaren Emirjana Sako për të sqaruar dështimet institucionale dhe për të kërkuar përgjegjësi të menjëhershme. Tedi Blushi: Humbja e jetës së një qytetari si pasojë e përmbytjeve në Qarkun e Durrësit është një tragjedi shumë e rëndë dhe një dëshmi tronditëse e kapitullimit të shtetit...